Manchester United dhe Manchester City zhvilluan një derbi intensiv sot në “Old Trafford”, me emocione që nisën që në pjesën e parë. “Djajtë e Kuq” e gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Amad Diallo dhe Bruno Fernandes, por të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje, duke e lënë rezultatin të pandryshuar, 0-0, në fund të 45 minutave të para, pavarësisht epërsisë në raste dhe lojë të vendasve.
Ndeshja shënoi edhe debutimin e Michael Carrick në pankinën e Manchester United, përballë City në formë të qëndrueshme, pa humbje në kampionat që nga fundi i nëntorit dhe i konsoliduar në vendin e dytë si rivali kryesor i Arsenalit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 57-të, Donnarumma ishte protagonist absolut me një “mrekulli”, duke ndalur Diallo dhe dy herë Casemiro. Italiani u tregua i pakalueshëm edhe në minutën e 63-të ndaj Mbeumo. Sidoqoftë, në minutën e 65-të, sulmuesi shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë të orkestruar nga Bruno Fernandes dhe shënoi për 1-0, këtë herë i pandalshëm nga Donnarumma.
Në minutën e 76-të erdhi goli i dytë për vendësit. Cunha krosoi nga fundorja dhe Dorgu realizoi me të djathtën golin e tij të dytë me fanellën e Manchester United, duke e përforcuar fitoren 2-0 dhe ndezur festën në “Old Trafford”.
Goli i tretë erdhi në minutën e dytë të kohës shtesë (92′), me autor Mount, i cili shfrytëzoi zhbilancimin e “qytetarëve” në prapavijë, të gjithë të orientuar për të shënuar, por pa ia dalë dot. Kundërsulmi i “Djajve të Kuq” rezultoi vrastar për herë të tretë në këtë derbi, por kësaj here u anulua nga VAR. Pra, 3 gola të anuluar në total për vendësit në këtë derbi.
Pas kësaj disfate, skuadra e Guardiolës ruan vendin e dytë, me 43 pikë, aq sa ka edhe Astonb Villa, pa e luajtur ende ndeshjen e javës së 22-të. “Djajtë e Kuq” pozicionohen në vendin e 4-t, me 35 pikë, por mund të parakalohen nga Liverpool nëse fiton ndaj Burnley.
KLIKO dhe shiko golat e ndeshjes Manchester United-Manchester City 3-0

Pikante nga derbi i Manchesterit
– Makthi i “Djajve të Kuq” është Haaland, 8 gola dhe 3 asistime kundër Manchester United.
– Erling Haaland është lojtari i Manchester City, i përfshirë në më shumë gola kundër Manchester United në Premier League (11 – 8 gola dhe 3 asistime). Norvegjezi mori pjesë në të tre golat, në paraqitjen pararendëse në “Old Trafford”, në tetor 2023 (dy gola dhe një asist në fitoren 3-0).
– Manchester City kishte barazuar secilën nga tri ndeshjet e fundit në Premier League; hera e fundit që regjistroi një seri më të gjatë barazimesh radhazi në këtë kompeticion datonte në periudhën tetor-nëntor 2009 (7 ndeshje).
– E sotmja ishte përballja e parë mes dy skuadrave, që të dyja janë të përfshira në një seri prej tri ose më shumë barazimesh radhazi në Premier League, që nga shkurti 2001, kur Tottenham mposhti vetë Manchester City me rezultatin 1-0.
– Manchester United e humbi ndeshjen e fazës së parë kundër Manchester City me rezultatin 3-0, në shtator. Hera e fundit që “Djajtë e Kuq” nuk arritën të shënonin në të dy përballjet e një sezoni kampionati kundër “Citizens” datonte në sezonin 1973–1974, vit në të cilin u rrëzuan nga kategoria e parë.


The post 3 gola të anuluar… Debutim ëndrrash si trajner për Carrick, fiton derbin e Manchesterit appeared first on Telesport.










