Trajneri Mikel Arteta foli me mediat pas fitores 3-2 ndaj Chelsea në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup. Ai e ka vlerësuar këtë rezultat si një fitore të mirë për ekipin e tij të Arsenal, por pranon se skuadra mund të kishte bërë edhe më mirë.
“Të vish këtu, të luash dhe fitosh kundër një ekipi me cilësinë që ka Chelsea në çdo repart dhe të bësh atë që bëmë gjatë gjithë ndeshjes është shumë mbresëlënëse”, tha Arteta.
“Ne treguam dominim, shënuam tre gola dhe patëm dy raste të mëdha për të shënuar një gol të katërt. Ata shënuan në një moment që ndryshoi pak ndeshjen, por në përgjithësi jam shumë i lumtur. Mund të kishte qenë edhe më mirë”, tha spanjolli.
Më tej, Arteta komentoi: “Ndonjëherë duhet t’i japësh merita edhe kundërshtarit. Ata kanë lojtarë që mund të zhbllokojnë duele dhe të vrapojnë drejt teje dhe kjo është ajo që janë të aftë të bëjnë. Ata e rihapën ndeshjen”.
“Pozicionet dhe lartësitë që përdorën i bënë më të rrezikshëm kur humbisnim topin ose kur fitonin topa dhe duele të dyta. Në të njëjtën kohë, ata ishin gjithashtu shumë më të ekspozuar. Jemi të lumtur sonte, dhe tani është koha të fillojmë përgatitjet për ndeshjen tjetër“, përfundoi Arteta.
The post Arteta: Nuk është asnjëherë të mposhtësh Chelsea, por puna ende nuk është kryer appeared first on Telesport.










