Prej 40 vitesh radhazi në Skoci titulli kampion ka dy pronarë: Celtic ose Rangers. Kush futët hundët në “Old Firm” duhet të të shkruajë një libër historie dhe atë e bëri Sir Alex Ferguson në sezonin 1984-85. Prej atëherë, askush ska guxuar të sfidojë pushtetin e qytetit Gllasgou.
Imagjinoni: për një djalë të lindur në Gllasgou ëndrra është ose të luajë një ditë për Rangers ose për Celtic, dy klubet historike dhe legjendare skoceze dhe ato që prej një shekulli “terrorizojnë” futbollin vendas duke i ndarë kampionatet mes tyre dhe ku në mes futet ndonjë hirushe duke thyer “logjikën” dhe duke i dhuruar futbollit një emocion të jashtëzakonshëm sepse jo në përjetësi gjërat shkojnë sipas planeve dhe sipas “letrës së udhëzimeve”
Po flasim Lawrence Shankland, kapiteni i Heart of Midlothian. Prej 4 vitesh, “zemra” e Tynecastle Park dhe sidomos e qytetit të mrekullueshëm të Edinburgut, këtë sezon është duke udhëhequr skuadrën drejt asaj që nëse ndodh do të ishte një ARRITJE e vërtetë sportive sepse do të binte hegjemonia e Celtic dhe Rangers e cila zgjat prej 4 dekadash.
Hearts është në vend të parë, 6 pikë mbi Celtic dhe Rangers. Rruga është ende e gjatë, por në Skoci, çdo qytet tjetër që nuk është Gllasgou është bërë simpatizant i kësaj hirushe të bukur. Dhe trajneri Derek McInnes kërkon të fusë emrin e tij në përjetësi siç bëri Alex Ferguson…
Si një përrallë e kështjellave të Edinburgut, kundër “DIKTATURËS” Gllasgou.
The post SPECIALE: Zemra e Edinburgut sfidon Kështjellën e futbollit skocez! Magjia afron por rruga ska mbaruar appeared first on Telesport.










