Emine Çunmulaj u përgatit fëmijëve mish e lakna, kjo është receta speciale

Supermodelja shqiptare me famë në Amerikë, Emine Çunmulaj, edhe pse e martuar me të huaj, vazhdon ta ruajë me fanatizëm traditën shqiptare në familjen e saj.

Ajo u ka përgatitur fëmijëve dhe bashkëshortit mish e lakna, një nga gatimet tradicionale më të njohura të kuzhinës shqiptare, duke e kthyer këtë moment në një pjesë të zakonshme të jetës familjare, shkruan “Kosovarja”.

Recetën e këtij gatimi Emine Çunmulaj e ka publikuar në faqen e saj në Instagram, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe jeta familjare.