Moment prekës në dasmën e Bleros: Nusja tregon dashuri të veçantë për Tarën

Në mesin e emocioneve dhe festës së madhe të dasmës, një detaj i veçantë ka prekur ndjekësit. Nusja e Bleros ka dëshmuar afërsi dhe dashuri të sinqertë ndaj Tarës, vajzës së bashkëshortit të saj.

Në një fotografi të publikuar nga ceremonia, ajo shihet duke e ledhatuar Tarën me shumë butësi, një gjest i vogël por me domethënie të madhe. Ky moment u interpretua si shenjë e një raporti të shëndetshëm dhe të mbushur me respekt mes tyre.

Këto lidhje të ndërtuara mbi dashuri dhe mirëkuptim janë shembull i një familjeje të lumtur dhe të bashkuar, duke treguar se harmonia familjare fillon nga zemra, shkruan Kosovarja.