Skiatorja spanjolle dhe qeni i saj goditen nga orteku i borës në Andorra, shpëtojnë mrekullisht pa ndonjë lëndim

Pamjet e filmuara nga skiatorja spanjolle Ares Masip treguan momentin kur ajo u përfshi nga një ortek në Pic de l’Hortell, një mal në Pirenej në Andorra.

Skiatorja ishte jashtë me qenin e saj Cim kur u habit nga bora.

“Mali po shembet”, tha Masip për BBC-në, transmeton Telegrafi.

“Duhet të bësh gjithçka që është e mundur për të zvogëluar rreziqet”, tha skiatorja në një intervistë, duke shtuar se e njihte mirë zonën dhe mendonte se do të ishte e sigurt.

“Është mirë të kujtojmë se në mal rreziku zero nuk ekziston”, shtoi skiatorja.

Ajo dhe qeni i saj nuk u lënduan në incident apo më mirë thënë nga orteku i borës.