Conte zgjedh heshtjen, Stellini: Shpresojmë të mos ndodhë më… Penalltia? Nuk e komentojmë

Cristian Stellini, zëvendëstrajneri i Napolit, foli për Dazn pas barazimit 2-2 në fushën e Interit. I pyetur për episodin e penalltisë, ai u shpreh: “Do të kaloja më tej, nuk do të ndalesha te episodi i penalltisë, sepse vijmë nga një javë e ndërlikuar. Është e drejtë të mendojmë për paraqitjen, që ishte e shkëlqyer, dhe për reagimin pas penalltisë, që na jep besim e forcë. Kemi një skuadër që edhe sonte tregoi se vlen titullin e fituar vitin e kaluar”.

Antonio Conte vendosi të mos fliste pas përjashtimit me të kuq, Stellini shpjegoi: “Ka kënaqësi të madhe për reagimin. Ne nuk e komentojmë episodin, përndryshe do të duhej ta kthenim kasetën mbrapa, gjë që nuk e duam. Trajneri ka zgjedhur të mos flasë pas përjashtimeve; shpresojmë të mos ndodhë më”.

Për gjendjen fizike: “Jemi në një moment shumë të mirë fizik. Rikthimi dy herë nga disavantazhi ndaj Interit në ‘San Siro’ nuk është i lehtë; barazimi u meritua. Në pjesën e dytë hymë të bindur. Jemi të kënaqur për karakterin dhe personalitetin”.

 

The post Conte zgjedh heshtjen, Stellini: Shpresojmë të mos ndodhë më… Penalltia? Nuk e komentojmë appeared first on Telesport.