Mirupafshim Serie A! Mbrojtësi i njohur i bashkohet Simone Inzaghi-t tek Al-Hilal

Aventura e Pablo Mari te Fiorentina mbyllet më shpejt nga sa pritej. I transferuar në verë nga Monza te Fiorentina për 3.5 milionë euro, qendërmbrojtësi spanjoll do të largohet nga klubi vjollcë pas 16 ndeshjesh në kampionat dhe në Conference League.

32-vjeçari që më parë ka qenë edhe pjesë e Man. City dhe Arsenalit, ka zgjedhur t’i bashkohet Simone Inzaghi-t tek Al-Hilal në Arabinë Saudite.

Trajneri italian ka kërkuar me ngulm një mbrojtës qëndror dhe dëshira e tij ka qenë njëri nga dy-ish lojtarët e tij tek Inter, Stefan de Vrij ose Francesco Acerbi, por duke qenë se nuk u arrit marrëveshja me klubin zikaltër për shkak të Joaco Cancelo, i cili ka zgjedhur Barcelonën, tani Inzaghi duhet të kënaqet me Pablo Mari.

The post Mirupafshim Serie A! Mbrojtësi i njohur i bashkohet Simone Inzaghi-t tek Al-Hilal appeared first on Telesport.