KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj, pritet përmirësim i furnizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në Impiantin për Trajtimin e Ujit (ITU) në Shkabaj ka filluar procesi i trajtimit minimal të ujit, i cili pritet të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e mëtejshëm të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit  në Facebook, pas problemeve me furnizimin me ujë gjatë ditëve të fundit, situata ka nisur të stabilizohet gradualisht, përcjell Klankosova.tv.

Aktualisht, furnizimi po realizohet në mënyrë graduale, në përputhje me kapacitetet teknike ekzistuese.

Nga KRU Prishtina kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe./Klankosova.tv