Dëmi mbi 1 milion euro, kërkohet paraburgim për katër të arrestuarit, 35 të tjerët paraqitje në polici

Prokuroria Themelore në Prizren ka dorëzuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazrekut, dhe ish-drejtorit të Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit, Valon Berisha, si dhe Florent Sylejmanit e Yll Çollakut. Kurse ndaj 35 të tjerëve ka kërkuar masën e paraqitjes në Polici.

Mazreku dhe Berisha bashkë me të dyshuarit tjerë u arrestuan mëngjesin e 8 janarit në një aksion të Prokurorisë Themelore të Prizrenit që ishte udhëhequr nga kryeprokurori Petrit Kryeziu. Dëmi pretendohet të jetë mbi 1 milion euro.

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) kishte njoftuar se se rasti i cili po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prizren është iniciuar nga vetë BKS-ja në cilësinë e palës së dëmtuar.

Ish-drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, Valon Berisha, dyshohet të ketë përfituar kundërligjshëm para nga qytetarë të cilët ishin rimbursuar në emër të sigurimeve me shuma dhjetëra mijë euro.

Sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, mes të dyshuarve kryesorë janë Sami Mazreku dhe Valon Berisha, të cilët gjatë periudhës 22 korrik 2022 – 9 tetor 2023, në pozitat drejtuese në BKS, dyshohen se kanë kryer një sërë transaksionesh bankare të paautorizuara, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Transaksionet e dyshuara përfshijnë shumën prej 4,641 euro deri mbi 8,500 euro për kompensim të supozuar të dëmeve nga aksidentet e trafikut për persona që paraprakisht kishin marrë kompensim, duke shkaktuar kështu dëm të drejtpërdrejtë për BKS-në.

Prokuroria ka konstatuar se Sami Mazreku, në cilësinë e Drejtori Ekzekutiv në BKS, dhe Valon Berisha, si Drejtor i Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit, kanë kryer këto transaksione pa dokumentacion mbështetës dhe në kundërshtim me procedurat e brendshme. Sipas prokurorisë, veprimet e tyre kanë qenë me qëllim që të përfitojnë ose të ndihmojnë të tjerët në mënyrë të kundërligjshme, duke përfshirë edhe pagesa të dyshimta në emër të personave të autorizuar nga të dyshuarit të tjerë.

Përveç dy të dyshuarve kryesorë, lista e të dyshuarve të tjerë ndaj të cilëve është kërkuar caktimi i masës paraqitje në stacionin policor, duke nisur nga: Agon Bardhi, Mirjetë Hoti, Arbnora Peci, Hasip Meleqi, Kushtrim Demolli, Lumunije Osmani-Sylejmani, Egzona Gashi, Trendeline Azemi-Begaj, Ariana Domniku-Çollaku, Valbone Hoxha, Shefqet Mjeku, Rilind Hasani, Leonard Rexhaj,Agim Krasniqi, Paris Starabaja, Adem Nasufi, Suad Haliti, Bajram Osmani, Enis Osmani, Megrim Zabeli, Mentor Demolli, Faton Hajdari, Fehmi Bajrami, Hana Ullak, Ariana Mehmeti-Meleqi, Muhamet Rexhepi, Naxhije Çollaku, Marigona Çollaku, Lirim Ahmetaj, Brendona Mujaj, Besiana Murati, Diellza Kabashi, Valon Duraj, Nora Muçaj, Azem Rusinovci.
Hetimet e Prokurorisë kanë dokumentuar se transaksionet e dyshuara janë kryer në kohë të ndryshme dhe për shuma të ndryshme, duke përfshirë: kërkesën për paraburgim, Prokuroria ka theksuar se të gjithë të dyshuarit kanë vepruar në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, duke shkelur detyrimet e tyre ligjore dhe duke rrezikuar interesat pasurore të BKS-së.

Sami Mazreku dhe Valon Berisha, si drejtorë në Byroën Kosovare të Sigurimeve (BKS), dyshohen se kanë kryer një seri transaksionesh bankare të pajustifikuara, duke transferuar shuma parash tek individë që tashmë kishin marrë kompensime për aksidente trafiku. Veprimet e tyre dyshohet se kanë shkelur rregullat dhe procedurat e brendshme të BKS-së, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, me transaksione që varionin nga rreth 3,000€ deri mbi 12,700€ për çdo rast.

Gjatë periudhës korrik 2022 – gusht 2023, Mazreku dhe Berisha dyshohet se kanë kryer këto transaksione në mënyrë të përsëritur dhe sistematike, pa dokumentacion mbështetës dhe jashtë procedurave të lejuara, duke pretenduar se pagesat ishin për kompensime të dëmeve nga aksidentet e trafikut. Shumat e transferuara arrinin deri mbi 44,000€ për një transaksion, ndërsa dëm total i shkaktuar BKS-së dyshohet të jetë mbi 1 milion euro.

Përveç keqpërdorimit të llogarive bankare, të dyshuarit dyshohet se kanë përpiluar dokumente dhe ujdi fiktive jashtëgjyqësore, me qëllim përfitimin e paligjshëm nga kompensimet e aksidenteve, duke përfshirë edhe falsifikim dokumentesh. Veprimet dyshohet se janë kryer në bashkëpunim me persona të tjerë përgjegjës të BKS-së, për të arritur dobi pasurore të paligjshme.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se 39 persona janë arrestuar në aksionin për keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Ai në një konferencë për medie kishte deklaruar se dëmi vlerësohet të jetë 1 milion e 43 mijë euro, derisa shtoi se cak i hetimeve ishin edhe ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Financave, Valon Berisha, të cilët po ashtu janë në mesin e të arrestuarve./Betimi për Drejtësi