Modelja e njohur ruse, Irina Shaik, ka festuar më 6 janar 40-vjetorin e saj, duke treguar se mosha për të është thjesht një numër.
Në postimet e fundit në Instagram, Irina shfaqet më provokuese dhe elegante se kurrë, duke tërhequr vëmendjen me linjat perfekte dhe stilin e saj karakteristik. Pamja e saj e sigurt dhe energjia që transmeton dëshmojnë se ajo vazhdon të mbetet një nga figurat më ikonike të modës botërore.
Edhe pse prej kohësh jashtë vëmendjes për jetën sentimentale, Shaik vazhdon të dominojë rrjetet sociale dhe pasarelat, duke konfirmuar statusin e saj si një nga gratë më të bukura dhe më të komentuara në industrinë e modës.











