Ka rënë për 3 cent çmimi i naftës, krahasuar me të martën.
Çmimi i naftës sot është 1.65 euro për litër, i benzinës 1.39 euro për litër dhe i gazit 0.88 euro për litër.
Të martën çmimi i naftës ishte 1.68, i benzinës 1.41 euro për litër, ndërkaq i gazit njëjtë si sot.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.








