Erling Haaland ka arritur një tjetër “stacion” historik me fanellën e Manchester City: 150 gola në vetëm 173 ndeshje, në të gjitha kompeticionet. Golin e 150-të e shënoi me penallti, në minutën e 41-të, ndaj Brighton, duke forcuar statusin e tij si një nga sulmuesit më efikas në historinë e klubit të “Etihad”.
Ai e arriti këtë shifër 28 ndeshje më shpejt se çdo lojtar tjetër në Premier League, që nga sezoni 1992-1993. Në moshën 25-vjeçare, Haaland ka tejkaluar shumë legjenda të City për shpejtësinë në arritjen e këtyre shifrave dhe tani synon të mposhtë Joe Hayes dhe Billy Meredith (152 gola), si dhe Colin Bell (153 gola). Rekordin absolut e mban Sergio Agüero me 260 gola.
Performanca e Haaland që nga debutimi më 2022/23 ka qenë e jashtëzakonshme: 36 gola në Premier League dhe 52 gjithsej, rekorde klubi. Sezonin pasues fitoi “Këpucën e Artë” tjetër me 27 gola në kampionat dhe 38 gjithsej. Edhe në sezonin 2024/25 shënoi 34 gola në 48 ndeshje. Më 2025/26 ka 26 gola në 26 ndeshje, duke konfirmuar ndikimin e tij konstant dhe bërë pjesë e legjendës së Manchester City.
The post Haaland, “zotëria 150”. Askush tjetër si ai në historinë e Premier League appeared first on Telesport.










