Neymar, i cili ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Santosin, ka ndarë me mbi 232 milionë ndjekësit në Instagram flotën e tij ekstravagante të luksit, e vlerësuar mbi 50 milionë euro.

Futbollisti 33-vjeçar, ish-lojtar i Barcelonës, ka ekspozuar në rezidencën e tij në Mangaratiba (Rio de Janeiro) një model të makinës së Batman-it, e përdorur nga superheroi në filmin “The Dark Knight Rises”, me vlerë 1.3 milionë euro.

Neymar ka shfaqur gjithashtu avionin privat “Dassault Falcon 900LX”, me inicialet e tij të gdhendura. Avioni ka tre motorë, autonomi 9.000 km, kapacitet për 14 pasagjerë dhe ambiente si sallon, dhoma gjumi e zonë ngrënieje; vlera e tregut është rreth 40 milionë euro.
Trion e plotëson helikopteri “Airbus H145”, që i ka kushtuar rreth 8 milionë euro.
The post Flota luksoze e Neymarit vlerësohet mbi 50 milionë euro. Avion, helikopter dhe… makina e Batman-it appeared first on Telesport.










