Spalletti zbulon se ku çalon Juventus dhe merr në mbrojtje Jonathan David, pas humbjes së penalltisë

Pavarësisht barazimit 1-1 ndaj Lecce, Luciano Spalletti është i kënaqur me perfomancën e ekipit të tij dhe është i bindur që fitoret do të vijnë, nëse vazhdojnë të luajnë kështu.

“Ne luajtëm një ndeshje të mirë, një ndeshje shumë të mirë. Ne duhet të përmirësojmë zgjedhjet tona në zonë, duhet të bëjmë më mirë aty. Ne e futëm topin në zona të rrezikshme shumë herë, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por nuk gjetëm kurrë prekjen e duhur për ta ridrejtuar atë. Këtu duhet të rritemi. Kjo ndeshje mbaroi, nuk e fituam, barazuam. Por nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të fitojmë shumë ndeshje”, tha Spalletti.

Ndër të tjera, trajneri i Juventusit mori në mbrojtje Jonathan David, pas penalltisë që humbur nga kanadezi, që mund t’i jepte fitoren bardhezinjve.

“David është një gjuajtës penalltish dhe i gjuan ato shumë mirë. Ai bëri zgjedhjen e duhur, duke shkuar në mes, thjesht nuk e ngriti topin mjaftueshëm”, shtoi Spalletti në intervistën për DAZN pas ndeshjes.

The post Spalletti zbulon se ku çalon Juventus dhe merr në mbrojtje Jonathan David, pas humbjes së penalltisë appeared first on Telesport.