Sergio Ramos drejt rikthimit në Ligue 1, e kërkon Parisi i vogël

Pas përfundimit të aventurës në Meksikë te Monterrey, Sergio Ramos po mendon rikthimin në Europë. Pavarësisht moshës, për spanjollin ka ende interes të madh.

Ditët e fundit u përfol për një interes nga Nice në Ligue 1, por presidenti i klubit francez e mohoi këtë gjë gjatë një konference për shtyp. Ndërkohë, “Footmercato.net” zbulon se për Ramos ka interes konkret nga një tjetër klub i Ligue 1, Paris FC.

Klubi i dytë i Parisit ka nevojë për një lider të vërtetë për të udhëhequr ekipin në betejën për të qëndruar në elitë në fund të këtij sezoni. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Sergio Ramos në lidhje me të ardhmen e tij, por e sigurt që ekipi i ri do të jetë në Europë dhe në një nga top 5 ligat kryesore.

The post Sergio Ramos drejt rikthimit në Ligue 1, e kërkon Parisi i vogël appeared first on Telesport.