Edhe pse ka një ekip të kompletuar, Mikel Arteta mendon se Arsenali i tij ka nevojë për ndërhyrje në merkaton e janarit dhe kryesisht në repartin e mesfushës.
“CaughtOffside” zbulon se Arteta ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Arda Guler gjatë merkatos dimërore. Nuk është hera e parë që trajneri i “Topçinjve” shpreh interes të lartë për djaloshin turk.
Londinezët janë të interesuar për huazimin me të drejtë blerje në fund të sezonit, por duket e vështirë që Real Madrid të pranojë propozimin e tyre, duke ditur sa shumë e vlerësojnë te “Los Blancos” yllin turk.
Ndryshe nga sa ndodhi në kohën e Carlo Ancelotti-t, nën drejtimin e Xabi Alonso-s, Arda Guler ka fituar një rol të rëndësishëm në ekip dhe më shumë minuta, duke shënuar 3 gola dhe ka dhënë 7 asiste deri tani për këtë sezon.
The post Arteta nuk kursehet aspak, kërkon transferimin e titullarit të Real Madrid brenda janarit appeared first on Telesport.










