Jo vetëm Nkunku, Fenerbahce kërkon edhe “yllin” tjetër të Milanit

“Calciomercato.com” zbulon se në radarin e Fenerbahce nuk është vetëm Christopher Nkunku, por mesfushori francez, Youssouf Fofana, i transferuar verën e kaluar te kuqezinjtë nga Monaco për 30 milionë euro.

26-vjeçari francez është një titullar i rregullt në formacionin e Max Allegri-t, por jo pak herë kanë munguar kritikat për perfomancat e tij, ndaj nuk do të ishte aspak surprizë largimi i tij vetëm pas 5 muajsh te Milan. Mundësia më e madhe është për huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Për i përket Nkunku, duket shumë i vështirë largimi i francezit sidomos tani në merkaton e janarit. Vetë lotari por edhe drejtuesit e klubit janë shprehur se nuk e mendojnë largimin e tij dhe ai do vazhdojë të qëndrojë te kuqezinjtë.

The post Jo vetëm Nkunku, Fenerbahce kërkon edhe “yllin” tjetër të Milanit appeared first on Telesport.