Bournemouth-Arsenal, 5 gola të shënuar. Londinezët e nisin me këmbë të mbarë vitin 2026 (video)

Arsenal e nis vitin 2026 me fitore, pasi fitores në transfertën delikate 2-3 ndaj Bournemouth. Pjesa e parë në “Vitality Stadium” është mbyllur në barazim 1-1. Vendasit gjetën shpejt avantazhin që në minutën e 9-të me Evanilson, braziliani shënoi pas një gafe të patriotit të tij, Gabriel.

Në minutën e 15-të, Gabriel shlyen gabimin dhe gjen golin e barazimit, pas një topi të futur në zonë nga Noni Madueke dhe dy tentativave të londinezëve, e dyta përfundoi në rrjetë që ishte goditja e mbrojtësit brazilian.

“Topçinjtë” e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit me Declan Rice, i cili shënoi me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Martin Odegaard.

Në minutën e 71-të, ishte sërish Declan Rice, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin, pas asistit të Bukayo Saka. Në minutën e 76-të, ishte E.J. Kroupi, i cili ngushtoi shifrat me një supergol nga distanca, pas një goditjeje të fuqishme.

Rezultati final, 2-3. Arsenal vazhdon i qetë kryesimin me 48 pikë, ndërsa Bournemouth renditet në vendin e 15-të me 23 pikë.

SHIKOGOLATl

The post Bournemouth-Arsenal, 5 gola të shënuar. Londinezët e nisin me këmbë të mbarë vitin 2026 (video) appeared first on Telesport.