Stoli i Alberto Gilardinos po lëkundet. Goli në minutat e fundit i Stefano Moreos në Cagliari shmangu humbjen e tetë radhazi dhe, për momentin, shkarkimin e trajnerit, por vendimi duket vetëm i shtyrë. Një tjetër humbje pritet të jetë fatale, sidomos para sfidës së radhës ndaj Juventusit në “Arena”.
Për këtë arsye, Pisa ka nisur të mendojë pasardhësin, me një ide origjinale: debutimin në Itali të Davide Ancelottit, djalit të Carlo Ancelottit, i sapokthyer nga përvoja e tij e parë si trajner kryesor te Botafogo në Brazil.
Gilardinos i kontestohen kryesisht rezultatet: vetëm një fitore ndaj Cremoneses, vendi i parafundit dhe zona e shpëtimit 3 pikë larg. Edhe pse merkatoja pritet të ndihmojë, ndryshimi në stol po fiton terren. Emra të tjerë nuk bindën pronarët, ndërsa Ancelotti jr., i rritur profesionalisht pranë të atit te PSG, Real Madrid, Bayern, Napoli, Everton dhe sërish Reali, shihet si profil tërheqës.
Te Botafogo, Davide përfundoi i gjashti dhe siguroi kualifikimin në fazën paraprake të “Libertadores”, por u shkarkua javën e kaluar. Një vendim i pranuar me qetësi, ndoshta sepse pista “Pisa” po merrte formë.
The post Javën e kaluar u shkarkua nga Botafogo, emri i Ancelotti jr. përflitet te klubi i Serie appeared first on Telesport.













