Ish-trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, thotë se të drejtosh Real Madridin “është më e lehtë se te skuadrat e tjera” dhe se sot detyra kryesore e trajnerit Alonso është të “përdorë gjithë skuadrën” për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe të “ndërtojë një dhomë zhveshjeje të shëndetshme”.
Del Bosque, që këtë të martë mbushi 75 vjeç, i bëri këto deklarata me rastin e marrjes së çmimit “María de Villota” 2025, për karrierën te Real Madridi dhe kombëtarja spanjolle, me të cilën fitoi Botërorin 2010. “Gjithmonë jam përpjekur të ndërtoj një ambient të mirë, të shëndetshëm, – theksoi ai, duke shtuar: – Duhet t’i përdorësh të gjithë lojtarët, kjo është puna e madhe e trajnerit sot”.
Ai kujton se mori drejtimin e Real Madridit më 1999 dhe fitoi dy Champions League në 4 sezone: “Ishim në një moment të madh”. Për karrierën thotë: “Kam qenë i privilegjuar…, jam lumturuar duke luajtur futboll”. Për Spanjën nënvizon “ambientin shumë të mirë” në 114 ndeshje. Për Botërorin e ardhshëm shprehet optimist: “Kemi objektivin të bëhemi sërish kampionë bote”.
The post Del Bosque: Të jesh trajner te Real Madridi, më e lehtë se te skuadrat e tjera appeared first on Telesport.













