Bayerni Munich “hedh grepat” në Ekuador, gati marrëveshja me yllin 17-vjeçar

Bayern Munich po mendon jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen. Klubi bavarez ka vënë në shënjestër Virgilio Olaya, mbrojtës 17-vjeçar, pjesë e SD Aucas në Ekuador, i cili, sipas gazetarit Fabrizio Romano, e ka pothuajse të mbyllur marrëveshjen me Bayernin.

Transferimi parashikohet të realizohet në këtë merkato dimri, me kontratë 4 vite e gjysmë dhe planin që lojtari të huazohet menjëherë pas firmës. Nëse ndodh, Olaya do të bëhej lojtari i parë nga liga ekuadoriane që transferohet te Bayerni, një precedent historik për vendin.

Planet e Vincent Kompany e përfshijnë këtë talent të madh të futbollit ekuadorian. I lindur në vitin 2008, Olaya nisi karrierën te CS Norteamérica në Latacunga dhe në vitin 2024 kaloi te Aucas, ku debutoi në elitë në moshën 16-vjeçare. Këtë sezon ka luajtur 5 ndeshje me ekipin e parë. Mbrojtësi qendror 1.88 m ka debutuar edhe me kombëtaren e Ekuadorit, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

The post Bayerni Munich “hedh grepat” në Ekuador, gati marrëveshja me yllin 17-vjeçar appeared first on Telesport.