Allegri “fërkon duart”, rikuperon Rafael Leao për ndeshjen ndaj Verona dhe pret lajme nga Gabbia

Pas humbjes në Superkupën e Italisë, ekipi i Milan ka vijuar stërvitjen në Milanello. Qëllimi është që menjëherë të kthehen te fitoret në Ligë pas barazimit zhgënjyes në shtëpi kundër Sassuolo. Milan dëshiron t’i thotë lamtumirë vitit 2025 dhe tifozëve të tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në javën e 17-të të Serie A, Milani do të presë Hellas Verona në “San Siro”. Për këtë ndeshje, trajneri Max Allegri pritet të ketë në dispozicion sulmuesin portugez Rafael Leao.

Lajme të rëndësishme në lidhje me rikuperimin e tij mbërritën nga Milanello. Sulmuesi portugez është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi muskulor që pësoi kundër Torino dhe është rikthyer në stërvitje me grupin.

Nga ana tjetër, Matteo Gabbia do të ketë nevojë për pak më shumë kohë. Mbrojtësi pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes së fundit dhe ende po punon veçmas te Milanello. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të vitit.

The post Allegri “fërkon duart”, rikuperon Rafael Leao për ndeshjen ndaj Verona dhe pret lajme nga Gabbia appeared first on Telesport.