Reijnders: Duhet ta vazhdojmë presionin mbi Arsenal, sezoni është ende i gjatë

Mesfushori i Manchester City, Tijjani Reijnders, mendon se skuadra e tij po kalon një moment të mirë në Premier League. Ai ishte protagonist në fitoren e fundit në kampionat dhe kërkon që skuadra të ruajë këtë ritëm.

Ndihem mirë që më në fund shënova në shtëpi. Duhet ta ruajmë besimin. Duam të fitojmë çdo ndeshje dhe me mentalitetin e duhur mund ta bëjmë këtë gjë. Kjo tregon se sa cilësi kemi dhe sa shumë jemi rritur së bashku si ekip për të krijuar seri të tilla”, tha Reijnders.

Më tej, holandezi shtoi: “Është një punë e mirë nga ana jonë. Tani duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Duhet ta vazhdojmë presionin mbi Arsenal. Sidomos duke u bazuar në cilësitë tona për të fituar ndeshjen”.

“Të gjithë duhet të tregojmë personalitet sepse luajmë për Manchester City. Duhet ta tregojmë këtë dhe të luajmë pa frikë. Ky ekip ka shumë potencial. Sezoni është ende i gjatë dhe ky klub ka treguar se mund të bëjë përmbysje”, tha Tijjani Reijnders.

The post Reijnders: Duhet ta vazhdojmë presionin mbi Arsenal, sezoni është ende i gjatë appeared first on Telesport.