Weston McKennie ka festuar paraqitjen e tij të 200-të për Juventus dhe dërgon një mesazh të qartë për të ardhmen e tij. Mesfushori teksan shprehu krenarinë e tij.
“Është e vështirë të bësh 200 paraqitje këtu, me këtë fanellë. Është një moment i shkëlqyer për mua dhe familjen time“, u shpreh 27-vjeçari amerikan, që ka realizuar 20 gola me bardhezinjtë.
Pyetja e pashmangshme në lidhje me kontratën e tij: “A do ta rinovoj? Nuk e di, do t’ia lë këtë në dorë agjentit tim. Por shpresojmë të qëndrojmë këtu“, tha McKennie, që luan me bardhezinjtë prej 6 sezonesh.
Së fundmi, një koment mbi lëvdatat që ka marrë nga trajneri Spalletti: “Është gjithmonë mirë kur trajneri flet mirë për ty, unë jam gjithmonë në dispozicion të ekipit.”
The post Festoi 200 ndeshje me Juventus, mesfushori për të ardhmen: Një krenari, shpresoj të qëndroj gjatë këtu appeared first on Telesport.













