Bayern Munich e ka mbyllur vitin 2025 me fitore në Bundesligë. Bavarezët kanë fituar 0-4 në transfertën ndaj Heidenheim, ndeshja e 15-të për këtë sezon dhe e fundit për këtë vit kalendarik.
Goli i parë për bavarezët erdhi në minutën e 15-të, ku Jonathan Tah asiston me kokë pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe Josip Stanisic e dërgon topin në rrjetë po me kokë.
Në minutën e 32-të ishte Michael Olise që dyfishoi shifrat, duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar dhe aspak e sigurt e portierit shqiptar, Diant Ramaj. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për bavarezët.
Golin e tretë e shënoi Luis Diaz në minutën e 86-të, kolumbiani shënoi me kokë pas asistit të Stanisic. Në kohën shtesë pati kohë edhe për golin e katërt, shënuar nga Harry Kane. Anglezi shënoi pas një aksioni shumë të bukur dhe asistit të Serge Gnabry, duke vulosur fitoren 0-4 për Bayern.
Me fitoren e sotme, Bayern e rrit diferencën me vendin e dytë që mbahet nga Dortmund me 9 pikë, distancë që vështirë se mund të përmbyset gjatë pjesës së dytë të sezonit.
The post Bayern e mbyll vitin me fitore dhe e “siguron” titullin që tani (video) appeared first on Telesport.













