Visar Azemi dhe Johona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë folur në “Pressing” të T7, për mesazhet e publikuara ku implikohen figurat e Lëvizjes Vetëvendojse në punësim të parregullt.
Ata thanë se kjo shpërfaq praktikën e pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kur ke persona si Rizvanolli që është direkt e involvuar e më pas me thënë me ironi punëdhënësi e vitit Dejona Mihalit që i rahatoi Vetëvendosjen duke iu ofruar punë. Kjo është bërë një praktikë në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Azemi.
“Është vetëm një shpërfaqje e një sistemi joformal që ekziston në Vetëvendosje për me u impliku deri në nivelin e ministrit e mos me dhënë përgjegjësi”, ka thënë Lushaku.












