Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas hapjes së fushatës së kësaj partie në Prizren, tha se do të vazhdojnë në mbarë Kosovës.
Ai bëri thirrje që të votohet Bedri Hamza, duke thënë se vota për të është siç u shpreh, “votë për stabilitet, bashkim dhe zhvillim”.
“E nisëm në Prizren, për të vazhduar me një fushatë dinamike dhe bashkuese në mbarë Kosovën, për Bedri Hamzën Kryeministër dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.
“Vota për Bedri Hamzën, këtë herë, është zgjedhje për të ecur përpara, jo për t’u kthyer mbrapa. Është votë për stabilitet, bashkim dhe zhvillim. Prandaj, bashkohuni me ne në këtë rrugëtim për ta çuar Kosovën përpara”, shkroi Krasniqi në Facebook.












