Nga salla e shtypit e “Al Awwal Stadium”, ku do të zhvillohet “EA Super Cup 2025”, kapiteni i Milanit, Mike Maignan, prezantoi gjysmëfinalen e nesërme kundër Napolit: “Vitin e kaluar fituam, por ai sezon ka kaluar. Është një rrugëtim i ri dhe duhet të jemi të përqendruar vetëm te ndeshja e nesërme. Është më e rëndësishmja”.
Për ndryshimet nga sezoni i kaluar: “Këtë vit jemi më shumë skuadër, më shumë familje. Trajneri dhe stafi kanë sjellë qetësi dhe mënyrën e tyre të punës”. Objektivi është të ruhet ritmi dhe të përmirësohen çdo ditë.
I pyetur për të ardhmen, duke qenë në vitin e fundit të kontratës, tha: “Nuk është momenti të flas për të ardhmen time. Kam një ndeshje shumë afër dhe duhet të jap maksimumin. Pastaj do të shohim çfarë mund të ndodhë”.
The post Maignan: Nuk është momenti të flas për të ardhmen time, mendoj vetëm… Napolin appeared first on Telesport.












