Sulmuesi Mohamed Salah nuk u përfshi të martën në ndeshjen e vetme miqësore të Egjiptit në prag të Kupës së Kombeve të Afrikës. Në këtë sfidë, Egjipti mundi 2-1 Nigerinë.
Salah nuk u paraqit në ndeshjen e së martës në mbrëmje, pasi mbërriti në Kajro vetëm në orët e para të mëngjesit, së bashku me Omar Marmoush, që luan me Manchester City. Madje edhe lojtari i “citizens” nuk luajti në këtë miqësore.
Salah nuk ka kaluar një moment të mirë te Liverpool, duke mos u aktivizuar apo grumbulluar në disa ndeshje. Vetëm fundjavën e kaluar ai u rikthye në fushë me një asist në fitoren kundër Brighton.
Aventura e Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës fillon të hënën kundër Zimbabvesë, me ndeshjet e tjera të fazës së grupeve që do të zhvillohen kundër Afrikës së Jugut dhe Angolës, para Vitit të Ri.
The post Salah lihet në stol edhe në kombëtare, asnjë minutë në miqësoren para Kupës së Afrikës appeared first on Telesport.












