Füllkrug, dëmtime dhe vetëm 2 gola. Në vitin 2025 ka bërë shumë më keq se Gimenez

Një vit pasi shpenzoi 30 milionë euro, Milani është gati të kthehet në merkato për një tjetër qendërsulmues. Kuqezinjtë po shtyjnë për huazimin e Niclas Füllkrug, i lindur më 1993 (mbush 33 vjeç më 9 shkurt). Te West Ham, pas një dëmtimi muskulor në mesin e tetorit, ka gjetur pak hapësirë dhe kërkon “restart”, edhe për të kapur trenin e fundit drejt Botërorit, pra rikthimin në kombëtaren gjermane.

Füllkrug shihet si zgjidhje me kosto të ulët, pa rënduar bilancin dhe planet e sezonit të ardhshëm. Ideja është t’i ofrohet Allegrit nga 2 janari një “9” klasik, ndryshe nga Nkunku. Gjermani në Londër nuk ka pasur vazhdimësi: 0 gola këtë sezon, ndërsa sezonin e kaluar 3 gola në 20 ndeshje. I blerë në verën 2024 për 30 milionë euro, u penalizua nga dëmtimet (tendina e Akilit dhe kofsha), duke humbur gjysmën e sezonit.

Në krahasim, Santiago Gimenez ka bërë më mirë më 2025. Edhe pse u operua dhe kthehet në fund të janarit, ka 13 gola në vitin kalendarik, kundrejt 2 të Füllkrug. Sipas shifrave, sulmuesi gjerman nuk bind.

The post Füllkrug, dëmtime dhe vetëm 2 gola. Në vitin 2025 ka bërë shumë më keq se Gimenez appeared first on Telesport.