Janë dy rrugë që Juventusi mund të ndjekë në merkato, njëra prej tyre çon te Davide Frattesi i Interit. Mesfushori gjen pak hapësirë në Milano, ku konkurrenca është e fortë, vuan si titullar, ashtu edhe si zëvendësues. Megjithatë, Interi do ta mbante, por Frattesi kërkon më shumë minuta në vitin e Botërorit, diçka që mund ta gjejë në Torino me Luciano Spallettin, i cili e vlerëson shumë dhe e ka në krye të listës së dëshirave.
Problem është çmimi, rreth 35 milionë euro. Nuk përjashtohet një huazim me të drejtë blerjeje, formulë që i pëlqen Juves. Comolli po shqyrton edhe një investim të plotë për italianin. Sipas “Tuttosport”, alternativat janë Xaver Schlager dhe Quinten Timber.
Schlager largohet nga Leipzigu në qershor, ka profil më mbrojtës, por shqetëson historia e dëmtimeve. Timber, 24 vjeç, pjesë e Feyenoordit, është më i ngjashëm me Frattesi, por është propozuar edhe te klube të tjera europiane, përfshirë Napolin e Contes.
The post Juventusi e ka seriozisht për Frattesi, “karremin” po e hedh trajneri Spalletti appeared first on Telesport.











