Maliqi për intervistën e Konjufcës: Pak grim liberal, një monstre të dukshme autoritare

Njohësi i politikës, Agon Maliqi ka komentuar intervistën e ‘moderuar’ të numrit dy të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili foli me përçmim e pishman për pothuajse krejt aktivitetin e Vetëvendosjes në pesë vitet e fundit.

Sipas Maliqit, kjo ‘gjuhë e butë dhe e moderuar’ e Konjufcës është veç grim liberal, në një mostër të dukshme autoritare.

E plotë:

Kanë provuar ta mbyllin televizionin më të madh privat, por janë tërhequr kur e kanë parë reagimin publik dhe rezistencën e KPM. E kanë përdorur sistematikisht RTK-në si mashë pushteti, duke sajuar rrena për media kritike se po financohen nga Vuçiqi, duke çuar në dorëheqje drejtorë e anëtarë bordi për shkak të presioneve politike. Nga vetë goja e kryeministrit gazetarët janë kritikuar se “po bëjnë pyetje të Serbisë.” Kurrë nuk janë distancuar nga barazimi i gazetarëve me vrasës. I kanë ndërsyer sistematikisht propagandistët për ta ushqyer një narracion dehumanizues për mediat dhe gazetarët, që i ka bërë këta të fundit objekte të sulmeve dhe presioneve. Kanë refuzuar të përballen publikisht me kritikat për qeverisje duke zgjedhur të intervistohen vetëm në platforma ledhatuese. Kanë bërë edhe shkelje të tjera ligjore ndaj mediave, përmasën e plotë të të clilave do ta zbardh vetëm koha dhe çkapja e institucioneve të sigurisë. E kanë rrënuar për toke rangimin e Kosovës në indeksin botëror të lirisë së mediave. E tash, dy javë para zgjedhjeve, dalin me imazhin dhe retorikën e moderuar të Konjufcës për t’i futur pak grim liberal një monstre të dukshme autoritare. Sepse partia që ra në vend të tretë në asamblenë e Prishtinës – aty ku e nisi rritjen – e ka kuptuar se në përpjekjen populliste për trushpërlarjen e militantëve e ka humbur votuesin që mendon me kokë të vet. E po shpreson se mundet me e mashtru prap.