Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin Pressing, në T7, ka përçmuar bashkëpartiakun dhe zyrtarin e partisë së tij në KQZ, Sami Kurteshi.
I pyetur nga gazetari Leonard Kërquki, se çka mendon ai për gjuhën e anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, kur ai i quan, mediat si ‘të Serbisë’, e ‘vrasës me pagesë’.
Kërquki: “Ti a nuk I ke dëgju kurrë deklaratat e Sami Kurteshit e këtyre të tjerëve që flasin pikërisht për këtë”
Konjufca: “O Lleo po a ti mu më ke qit mu këtu me fol për deklarata të Sami Kurteshit, a cka mendoj unë?”
Kërquki: “Po anëtar i KQZ-së është prej partisë më të madhe”
Konufca: “Po leee këtë debat, po ja zbret nivelin nivelin bre Lleo. Mbaja nivelin pak debatit tënd o vëlla”











