Maresca: Te Chelsea pritshmëritë janë gjithnjë të larta, kritikat janë pjesë e udhëtimit të një trajneri

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, i përshkroi dy ditët para fitores 2-0 kundër Everton në kampionat si “48 orët më të këqija” si trajner i skuadrës londineze. Italiani përsëriti angazhimin e tij ndaj klubit pavarësisht kritikave për disa rezultate jo të mira.

Duke folur përpara çerekfinales së Carabao Cup të së martës kundër Cardiff, Maresca deklaroi: “Unë tashmë kam folur për atë që ka ndodhur. Kam dëgjuar shumë. Jemi në një epokë ku të gjithë mund të thonë atë që mendojnë. Unë respektoj mendimet e njerëzve, mendimin tuaj”.

Fokusi im është te ndeshja e nesërme dhe arritja në gjysmëfinale. Unë jam 100% i përkushtuar ndaj Chelsea. Kur je trajner i këtij ekipi e kupton që pritshmëritë janë më të larta. “Këtë sezon, krahasuar me sezonin e kaluar, ato janë edhe më të larta. Është diçka normale kur je lojtar ose trajner i Chelsea”, shtoi Maresca.

Mediat britanike u shprehën se italiani është nën “vëzhgim të rreptë” pas humbjes ndaj Atalanta në Champions. Gjithsesi, Maresca do të vijojë me rotacionin dhe punën e tij: “Do të bëjmë disa ndryshime, do të shohim sa. Kemi lojtarë që kanë luajtur shumë gjatë 12-15 ditëve të fundit”.

Mendoj se jemi në drejtimin e duhur. Për mua, është pjesë e udhëtimit. Por sigurisht, ndiej se po bëhemi gjithnjë e më të mirë. Objektivi për këtë klub është gjithmonë të përmirësohet”, deklaroi Enzo Maresca.

The post Maresca: Te Chelsea pritshmëritë janë gjithnjë të larta, kritikat janë pjesë e udhëtimit të një trajneri appeared first on Telesport.