Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë refuzuar vizat për safin e Kombwtarws sw tyre, vetëm pak orë pasi Uashingtoni konfirmoi se lojtarëve iranianë u ishte dhënë leja për të udhëtuar për në Botërorin e ardhshëm.
Sipas BBC, zyrtarët amerikanë thanë se vizat u ishin dhënë të gjithë lojtarëve dhe “stafit të nevojshëm mbështetës” të premten, dhjetë ditë para ndeshjes hapëse të Iranit në Los Angeles më 15 qershor, transmeton Klankosova.tv.
Ata gjithashtu njoftuan se Irani nuk do të lejohet të “abuzojë me këtë sistem për të futur terroristë në ShBA me pretekste të rreme”.
Ambasada e Iranit në Turqi akuzoi SHBA-në për “ndërhyrje të pjesshme dhe të paragjykuar politike në sport” duke refuzuar vizat për një “pjesë të madhe të stafit menaxherial dhe ekzekutiv” si dhe “këshilltarët teknikë”.
MediAt iraniane raportuan se 15 zyrtarë të administratës, përfshirë kreun e federatës së futbollit, zëvendësin e tij dhe një drejtor mediatik, ishin ndër ata që iu refuzua hyrja në SHBA.
Nën kushtet e vizave të tyre, skuadra do të duhet të hyjë dhe të largohet nga SHBA-ja në të njëjtën ditë me ndeshjet, tha ambasadori i Iranit në Meksikë të shtunën.
Zyrtarët e ambasadës iraniane kërkuan nga FIFA, organi drejtues botëror i futbollit, të ndërhyjë.
Irani do të luajë kundër Belgjikës në Kaliforni dhe Egjiptit në Seattle në dy ndeshjet e tjera të grupit.






