Pjesa e tretë e intervistave nënshtruese të RTK-së ndaj Kurtit, Haxhijaj e pyet për tubime dhe slogane

Kryeredaktori në detyrë i RTK-së, Blerim Haxhijaj për herë të tretë i është nënshtruar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit në intervistën e tij të radhës me të.

Haxhijaj që mori famë të keqe e kritika për mënyrën e butë të intervistimit të Kurtit, edhe të shtunën kishte gjuhë të butë me të dhe nuk i ndërhynte bash në asgjë që thoshte kandidati i VV-së për kryeministër në zgjedhjet e së dielës.

Haxhijaj në fillim të kësaj interviste, e ka pyetur se si i shkoi tubimi përmbyllës në Prishtinë dhe për slloganet e fushatës.

“Sapo e kishit tubimit përmbyllës që e mbajtët në një lokacion tjetër sepse Gjykata nuk ju lejoi atje ku e kishit planifikuar?” qe pyetja e parë e Haxhijajt për Kurtin, i cili nisi të tregonte për të ftuarit e për qënrimet e përkrahësve e thirrjet e tyre.

“Shtet për krejt, krejt për shtet, ky është slogan pak më ndryshe, por kur i marrim sloganet njëri- pas sjetrit tregojnë për një vazhdimësi, qe pyetja e dytë e Haxhijajt.

Ndërka Kurti nisi të shtjellonte edhe kuptimin e sloganeve të fushatave të fundit.

Haxhijaj gjatë vitit 2025 u kritikua fort për qasjen e butë që kishte ndaj Kurtit dhe që nuk e sfidoi për shumë tema e skandale të qeverisjes së tij.