“Plani B” i Milan për sulmin është Mauro Icardi, gati një huazim 6-mujor ose kontratë për 18 muaj me kuqezinjtë

Nëse oferta për sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee, do të dështojë, atëherë Milan ka një plan alternativ të gatshëm që do të ishte mjaft përçarës midis tifozëve kuqezinj.

Në tryezën e Igli Tare, drejtorit sportiv të Milan, është shfaqur edhe emri i Mauro Icardi. Ish-lojtari i Inter, kontrata e të cilit me Galatasaray skadon në qershor, përfaqëson “planin B” të kuqezinjve.

Për momentin, duket se e ardhmja e argjentinasit te skuadra turke po mbahet peng nga Victor Osimhen. Ndaj, Icardi mund të largohet dhe rikthimi në Serie A te Milan mund të ishte transferimi i përsosur për të.

Edhe për Milan do të ishte një zgjidhje e mirë, një lojtar me përvojë në zonën e penalltisë, i aftë të shënojë gola dhe i gatshëm të pranojë një transferim huazimi për të mbështetur dyshen titullar të Leao dhe Pulisic.

Pra, ideja është e një huazimi 6-mujor, ndoshta edhe transferim me një kontratë 18-mujore, një transfëerim me kosto të ulët për Milan.

The post “Plani B” i Milan për sulmin është Mauro Icardi, gati një huazim 6-mujor ose kontratë për 18 muaj me kuqezinjtë appeared first on Telesport.