Kenan Yildiz, i zgjedhur si MVP i ndeshjes, foli për “Sky” pas fitores së Juventusit në Champions League kundër Pafos. Ai u shpreh se skuadra zhvilloi një paraqitje solide: “Bëmë një ndeshje të mirë.
Në pjesën e parë mungoi vetëm goli, ndërsa në të dytën shfaqëm më shumë agresivitet”. Sulmuesi turk theksoi se suksesi është gjithmonë meritë e grupit dhe u tregua i kënaqur për kontributin e tij: “Jam i lumtur që dhashë asistin për golin e David, unë jap gjithmonë 100%”.
Yildiz pranoi se humbja ndaj Napolit kishte lënë gjurmë te skuadra, por se reagimi ishte i duhur falë punës në stërvitje: “Humbja në Napoli na dhembi, por kemi bërë stërvitje të mira, kemi qenë të përqendruar dhe sot zhvilluam një ndeshje dinjitoze”. Ai shtoi se synimi tani është të vazhdohet me të njëjtin ritëm: “Tani duhet të bëjmë një ndeshje të mirë të radhës”.
The post Yildiz: Bëmë një ndeshje të mirë, jam i lumtur për asistin. Unë jap gjithmonë 100% appeared first on Telesport.











