Spalletti: Ishte thelbësore të fitonim, por nuk jemi të kënaqur. Pres shumë më tepër

Juventusi siguroi fitoren e dytë radhazi ndaj Pafos në Champions League, një hap i rëndësishëm për renditjen e fazës së grupit. Spalletti e vendosi ndeshjen me ndryshimet e sakta në pjesën e dytë, por theksoi pakënaqësinë me paraqitjen e të tijve: “Ishte thelbësore të fitonim, por duhet të bëjmë shumë më tepër. Nuk jam i kënaqur, as lojtarët. Në disa momente bëmë minimumin, pati situata dekurajuese në pjesën e parë”.

Trajneri shpjegoi se skemat funksionuan: “I kishim provuar në stërvitje, në pjesën e dytë u zhvilluan mirë dhe u bëmë më të rregullt e më të vendosur”. Ai vlerësoi vështirësinë e ndeshjes, duke rikujtuar se kundërshtari kishte pësuar pak gola, vetëm ndaj Bayernit.

Spalletti pranoi problemet në fazën defensive, mungesa e një qendërmbrojtësi të djathtë detyron spostime, me Kalulu si mbrojtës krahu dhe lojtarë si Weston e Cambiaso që nuk janë “terzino” natyralë. “Kur do të shihet Juve e vërtetë? Shpresoj sapo të kemi një qendërmbrojtës të djathtë. Dua ta zhvillojmë 4-2-3-1 sa më shpejt”, – përfundoi ai.

 

The post Spalletti: Ishte thelbësore të fitonim, por nuk jemi të kënaqur. Pres shumë më tepër appeared first on Telesport.