Bayern Munich ka fituar 3-1 ndaj Sporting Lisbon për javën e gjashtë të Champions League, në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”. Bavarezët e nisën vrullshëm takimin duke gjetur golin që në minutën e 6-të me Lennart Karl, por festa e tyre shkoi kot. Goli u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, spektakli ishte lënë i gjithi për pjesën e dytë.
Fillimisht portugezët gjetën avantazhin në minutën e 54-të, ku pas një aksioni të shpejtë, pasimi i Joao Simoes devijohet nga Joshua Kimmich në portën e tij. Në minutën e 65-të, Bayern barazon shifrat. Michael Olise kroson nga këndi, Serge Gnabry i lënë komplet i lirë nga futbollistët e Sportingut, e ka shumë të lehtë të shtyjë topin në rrjetë.
Në minutën e 69-të ishte radha e “diamantit” të ri të bavarzërve, Lennart Karl, i cili shënoi një gol tejet të bukur, pas pasimit të parrë nga Konrad Laimer. Me golin e sotëm, Lennart Karl është bërë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon në tre ndeshje radhazi të UCL. Ai është vetëm 17 vjeç e 290 ditë.
Në minutën e 77-të, ishte radha e Jonathan Tah për të gjetur golin. Pas një skeme të nisur nga goditja e dënimit nga Joshua Kimmich, ky i fundit kroson në zonë, Gnabry asiston me kokë, Tah dërgon topin në rrjetë.
Pas kësaj fitoreje, Bayern renditet në vendin e dytë me 15 pikë në 6 ndeshje, aq sa ka Arsenal, por me një ndeshje më pak. Sporting Lisbon momentalisht rënditet në vendin e 9-të me 10 pikë.
The post Sporting “viktima” e radhës për Bayern Munich, Lennart Karl shkruan historinë në Champions League (video) appeared first on Telesport.











