Me mbrojtje të përgjysmuar, Arteta: Dëmtimet nuk janë justifikim, do të luajmë me ata që kemi

Trajneri Mikel Arteta këmbënguli se dëmtimet e shumta në mbrojtje tek Arsenal nuk mund të jenë justifikim për humbjen e tyre ndaj Aston Villa. Gjithsesi, ai konfirmoi se mbrojtësi Cristhian Mosquera ka të ngjarë të jetë jashtë fushave më gjatë se sa pritej.

Mosquera u dëmtua në pjesën e parë, duke e cuar në 3 numrin e mbrojtësve në infermieri, bashkë me William Saliba dhe Gabriel Magalhaes. “Ai do të jetë jashtë për javë të tëra. Fatkeqësisht, është shumë më tepër sesa prisnim“, tha Arteta.

Trajneri futi në fushë Piero Hincapie dhe Jurrien Timber, së bashku në qendër të mbrojtjes, në mungesë të tyre. “Është ajo situatë që është. Mendoj se duhet ta përballojmë këtë. Do të na duhet ta përballojmë edhe këtë për një periudhë kohore“, shtoi Arteta.

“E dimë këtë dhe skuadra duhet të jetë në gjendje ta përshtatë këtë. Mos kërkoni justifikime. Natyrisht, e dimë se çfarë sjellin këta të dy, veçanërisht në ndeshje si kjo“, deklaroi Arteta.

“Me gjithçka që këta lojtarë kanë bërë në dy javët e fundit dhe rezultatet që kemi marrë, performancat e tyre, të humbasësh në atë mënyrë është emocionalisht shumë prekëse. Thjesht mendon se gjithçka që ke bërë, nuk ia ka vlejtur. Por ia vlen, sepse do të mësojmë përsëri nga sot dhe kjo do të na bëjë një ekip më të mirë përsëri“, tha Arteta.

The post Me mbrojtje të përgjysmuar, Arteta: Dëmtimet nuk janë justifikim, do të luajmë me ata që kemi appeared first on Telesport.