Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori pjesë sot në shortin e grupeve për Kupën e Botës 2026 dhe natyrisht tërhoqi shumë vëmendje.

Në fillim të shortit, Trump u vlerësua me Çmimin e Paqes të FIFA-s për përfundimin e tetë luftërave.

Pasi mori çmimin, ai tërhoqi edhe një top me emrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u vendos në grupin D.

Gjatë një pushimi muzikor, Trump vendosi të kërcejë.

Kjo, sigurisht, tërhoqi vëmendjen e pothuajse të gjithë të pranishmëve në sallë, si dhe të kameramanit.

Lëvizjet e tij specifike të vallëzimit shpejt u bënë virale dhe pushtuan rrjetet sociale.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum Pardo dhe kryeministri kanadez Mark Carney nuk e fshehën admirimin e tyre për lëvizjet e tij. /Telegrafi/