Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, foli për “Sport Mediaset” pak minuta para sfidës së Kupës së Italisë ndaj Lazios, në rikthimin e tij emocional në “Olimpico”, pas 17 vitesh te klubi roman. Për çështjen e kontratës së portierit francez, ai tha: “Mike është një djalë i jashtëzakonshëm dhe një portier fantastik. Tani mendojmë për fushën, pastaj do të kërkojmë së bashku një zgjidhje”.
Tare pranoi emocionet e rikthimit, duke theksuar se përballë është një kundërshtar “shumë i rrezikshëm, që do të shkojë deri në fund”. Ai shpjegoi se Milani ka bërë disa ndryshime në formacion për t’iu dhënë hapësirë lojtarëve që janë pritur gjatë, veçanërisht Jasharit.
Sa i përket paraqitjes së Ardon Jasharit, ai theksoi rëndësinë e pranisë së Modric: “Të kesh një mjeshtër si Modric është avantazh për çdo lojtar. Ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe flasin shpesh”. Ai shtoi se klubi është shumë i kënaqur me progresin e Jasharit në dy javët e fundit dhe se “ky kalvar më në fund ka marrë fund”.
The post Tare: Rinovimi i Maignan? Do ta kërkojmë një zgjidhje së bashku appeared first on Telesport.











