Massimiliano Allegri u shfaq i pakënaqur me paraqitjen e Milanit në humbjen ndaj Lazios në “Olimpico”, që solli eliminimin nga 1/8-at e Kupës së Italisë. Ai theksoi se skuadra nuk e menaxhoi si duhet ndeshjen, sidomos me shumë zëvendësues në fushë. “Fituesi ka gjithmonë të drejtë. Lazio fitoi një ndeshje ku patëm më shumë vështirësi sesa të shtunën”, – tha ai, duke shtuar se Milani pati raste të shumta, por nuk shënoi, ndërsa goli i Lazios erdhi nga një këndore ku “duhet të mbronim më mirë”.
Allegri kërkoi zemërim dhe reagim, por jo deprimim. Skuadra duhet të fokusohet te ndeshjet me Torinon dhe Sassuolon dhe tek objektivi i Champions-it. Ai kritikoi “rëniet e tensionit” kur Milani zotëron lojën dhe gabimet në situatat fikse: “Kur kemi kontrollin e ndeshjes, bëhemi të rrezikshëm për veten”.
Për merkaton e janarit ishte i qartë: “Ndonjë sulmues i ri nuk na duhet”. Ai kujtoi se Pulisic dhe Leao “kanë bërë 10 gola së bashku”, ndërsa kërkoi më shumë gola nga mesfusha dhe goditjet e dënimit. “Giménez i duhet ende të rikthehet”, – përfundoi tekniku.
The post Allegri: Kur kemi kontrollin bëhemi të rrezikshëm për… veten. Përforcim në sulm? Nuk na duhet appeared first on Telesport.











