Lazio “hakmerret” ndaj Milanit dhe e eliminon nga Kupa e Italisë (video)

Pas humbjes në fundjavën e kaluar në “San Siro” dhe pas pretendimit për penallti të padhënë, Lazio është “hakmarrë” sot ndaj Milanit, duke fituar me të njëjtin rezultat 1-0 dhe duke i eliminuar kuqezinjtë nga Kupa e Italisë.

Goli i vetëm i takimit do të shënohej në minutën e 79-të, ku Mattia Zaccagni do të shënonte me kokë, pas krosimit të Nuno Tavres nga goditja e këndit. Minutat në vijim nuk sollën ndryshim të rezultatit, Lazio fiton 1-0.

Rrugëtimi i Milanit në Kupën e Italisë mbyllet këtu, ndërsa Lazio do të përballet me Bologna-n në çerekfinale.

shikogolin

The post Lazio “hakmerret” ndaj Milanit dhe e eliminon nga Kupa e Italisë (video) appeared first on Telesport.