Brazil-Norvegji, nis vrullshëm. Një gol i anulluar dhe një penallti e humbur (video)

Në “MetLife” stadium po përballet Brazili me Norvegjinë, për të përcaktuar ekipin e tretë çerekfinalist për këtë Kupë Bote.

Norvegjët gjetën golin që në minutën e 4-të, me Patrick Berg, pas një asisti të Alexander Sorloth, por goli u anullua për pozicion të dukshëm jashtë loje.

Në minutën e 10-të, Matheus Cunha pengohet në zonë nga qendërmbrojtësi nordik, Kristoffer Ajer. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekran dhe tregon gishtin nga piak e bardhë e penalltisë.

Topin e kishte në duar Vinicius Junior, por në fund ia jep Bruno Guimaraes, goditja e të cilit ndalet nga portieri i Norvegjisë, Nyland.

SHIKOPNENALLTINEHUMBUR

The post Brazil-Norvegji, nis vrullshëm. Një gol i anulluar dhe një penallti e humbur (video) appeared first on Telesport.