Deputeti i VV-së, i dënuar me burgim efektiv, i bashkohet protestës kundër Edi Ramës në Tiranë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e dhjetë, Egzon Azemi, i dënuar me burgim efektiv, i është bashkuar protestës në Tiranë kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Azemi ka publikuar pamje nga protesta, duke shkruar se sheshit “nuk i shihej as fillimi, as fundi”.

Ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.