Manchester United ka barazuar 1-1 ndaj West Ham në “Old Trafford”, në ndeshjen e fundit të javës së 14-të në Premier League. “Djajtë e Kuq” e nisën vrullshëm takimin, duke pretenduar në dy raste për penallti, por arbitri kryesor i takimit nuk mendonte kështu.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 58-të, ku Diego Dalot do të gjente golin aps 18 muajsh. Një goditje e Casemiro-s e devijuar nga mbrojtësit miq dhe topi shkon në këmbët e Dalot, i cili ndodhej në një pozicion tepër të favorshëm për të shënuar dhe nuk gaboi.
Barazimi i londinezëve do të vinte në minutën e 83-të, ku Magassa do të shënonte pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe mbrojtësi francez ishte lënë komplet i lirë nga futbolistët e United. REzultati final 1-1.
Pas këtij barazimi, Manchester United renditet në vendin e 8-të me 22 pikë, West Ham në vendin e 18-të me 12 pikë.
The post Goli i parë pas 18 muajsh për yllin portugez, por Man. United i kthehet avazit dhe mjaftohet me një pikë ndaj West Ham (video) appeared first on Telesport.










