Anësori 19-vjeçar i Leipzig, Yan Diomande, është një nga lojtarët e rinj më të kërkuar të momentit. Lista ekipeve që duan yllin e ri nga Bregu i Fildishtë është shumë e gjatë, duke filluar me dy gjigantët e Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona, duke vazhduar me Bayern, PSG, si dhe thuajse të gjitha ekipet e mëdha të Premier League.
Dhe mesa duket e ardhmja e Diomande do të jetë pikërisht në Premier League. Mediet gjermane zbulojnë se Tottenham dhe Liverpool kanë ndërmarrë tashmë hapa të rëndësishëm për ta nënshkruar me Diomande.
Duke qenë së anësori ka një kontratë deri në vitin 2030 me Leipzig, klubi gjerman nuk është aspak në presion për largimin e tij dhe do të kërkojë të përfitojë sa më shumë nga kartoni i tij. Vlera në treg e Diomande është rreth 35 milionë euro.
The post E ndjekin Real dhe Barcelona, por e ardhmja e 19-vjeçarit më të kërkuar të momentit do të jetë në PL appeared first on Telesport.











